Dy kilogramë heroinë janë gjetur e më pas sekuestruar nga Policia e Durrësit mëngjesin e sotëm, ndërsa janë vënë në pranga dy persona.
Operacioni i koduar “Menaxheri” ka vënë në pranga dy personat e identifikuar si shtetasit Taulant Lala, 29 vjeç dhe 22-vjeçari Adnand Bufi, të dy banues në Shkozet të Durrësit.
Gjatë kontrollit në automjetin tip BMË me të cilin po udhëtonin, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i airbag-ut.
Gjatë këqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plastmas transparent, me rreth 2 kg kokainë. (A2 Televizion)