Prokuroria hetim edhe për “xhuxhin”! Dako del në përgjimet e “Avdylajve”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2018, 15:54 | Kronikë

Pas arrestimeve të dhjetëra personave, mes tyre edhe dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko, në dosjen e përgjimeve të grupit “Avdylaj”, Prokuroria ka nisur hetimet edhe për një person të quajtur “xhuxhi e dyshimet janë se bëhet fjalë për kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako, por thotë se zyrtarisht nuk ka regjistruar një procedim penal në emër të tij. Në përgjime, sipas prokurorisë, dyshohet se kryebashkiaku flet me Jasin Kalën, thënë ndryshe me nofkën Cine.

Numri që mendohet se i përket Dakos përfundon me 300. Biseda zhvillohet mes numrit që përfundon me 489 qe i përket Kalës dhe numrit që dyshohet se është i Dakos.

Jasin Kala ishkruan Dakos: Shif se do vijnë FNSH këtu tek unë. Kështu më thanë, Cini jam

Vangjush Dako: Jam në Itali

Jasin Kala rezulton se është banor në Shijak. Ka përdorur gjeneralitetet Jasin Avdyli. Përdor gjashtë numra telefoni. Gjatë kësaj kohe janë evidentuar një sërë përgjimesh telefonike të Jasin Kalës jo vetëm me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, por edhe pjesëtarë të grupeve.

Prokuroriadyshon me tej se biseda është zhvilluar:

Jasin Kala: Majep pak numrin e Xhuxhit

Por në këtë fashikull mungon një fletë. Përgjimet tregojnë se Vangjush Dako komunikon me Altin Avdylin me emrin Niçe më 27 qershor të vitit 2017, një dite pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe kërkon që të flasë me Astritin për ta falenderuar. Astrit Avdyli është arrestuar tashmë me akuzën e trafikut të drogës dhe një nga personat kryesorë të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos