
Sikurse çdo ditë prej 25 ditësh tashmë, qytetarët kanë nisur në orën 19:00 grumbullimin te sheshi Skënderbej për të vijuar marshimin në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.
Këtë pasdite grumbullimi i tyre ka nisur me pak minuta vonës për shkak të reshjeve të dendura shiut që përfshinë kryeqytetin pak minuta më parë.
Protestuesit kanë artikualuar edhe 5 kërkesat e tyre, që janë; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike tranzitore me mandat jo më pak se 12 muaj, ndryshime kushtetuese që do të miratohen me referendum, si dhe ndryshime në ligjin për financimin e partive politike.
Po ashtu, protestuesit kërkojnë kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.
Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës dhe marshimit në akset kryesore të kryeqytetit.
(A2 Televizion)