“Nuk pyesim as Trump!” Katz: IDF nuk do largohet nga Libani

Nga Erjon Dervishi
24 Qershor 2026, 19:29 | Bota

“Nuk pyesim as Trump!” Katz: IDF nuk do largohet nga Libani

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz deklaroi se Izraeli nuk do të tërhiqej nga Libani jugor, edhe nëse SHBA-të do ta kërkonin atë. Në një intervistë si pjesë e një samiti të qeverisjes komunale në Tel Aviv, Katz tha se nuk ka një kërkesë të tillë nga SHBA, duke shtuar se kjo ishte një arritje politike deri tani për Izraelin

“IDF është përgatitur të jetë brenda vijës së verdhë dhe të kuqe dhe ne nuk po tërhiqemi. Ne njoftuam se gjithsesi nuk tërhiqemi dhe që nga ky moment - dhe kjo është një arritje politike - nuk ka asnjë kërkesë amerikane të Izraelit për t'u tërhequr nga Libani. Nuk ka kërkesë dhe në çdo rast nuk tërhiqemi, por nuk ka kërkesë. E kemi bërë të qartë. Kryeministri për Presidentin, unë për Hegseth ministrin e luftës, IDF, ne jemi atje për të mbrojtur banorët e veriut." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos