"Dy persona janë të larguar përfundimisht nga PD", Berisha: Një prej tyre mori 220 mijë euro nga Rama

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 13:20 | Politikë
"Dy persona janë të larguar përfundimisht nga PD",

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në deklaratën e radhës për shtyp dhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt dhe mundësinë për të nisur diskutimet me palën tjetër për bashkim të PD-së.

Berisha u shpreh se Basha dhe Alibeaj janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike, teksa akuzoi këtë të fundit se mori një shpërblim 220 mijë euro nga Rama për shërbimin e bërë në zgjedhje.

“Qëndrimi im është ky dhe i Partisë. Dy persona janë të larguar nga PD-ja përfundimisht njëri është Lul Brava tjetri është Alibasha, i cili vetëm sot mori shpërblim nga Rama 220 mijë euro. Ne jemi të hapur për të gjithë të tjerët, për debat dhe negociata, për çfarë të duan, por këta dy persona, pengje të Edi Ramës u përdorën në mënyrën më të pamëshirë nga ai për të goditur opozitën. Iu bëj thirrje që të lexoni rezultatet me realizëm. PD-së iu mohua logoja, kryetari i koalicionit. Kur ringu ishte përgatitur për ndeshje, me mekanizma ala-Putin shpalli veten fitimtar, duke mos lënë kundërshtarin që të hyjë në ring. Po kjo nuk është fitore”, u shpreh Berisha.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi