“E doja, ishte i pashëm”, mësuesja pranon se kreu marrëdhënie me nxënësin 14-vjeçar

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 15:21 | Bota

Një mësuese në Britaninë e Madhe, tashmë në moshën 61-vjeçe, e cila dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një djalë 14-vjeçar, ka pranuar në gjykatë se kishte një pëlqim për nxënësin e saj.

Fiona Carrier ishte mësuese muzike në shkollën Reading Blue Coat kur ajo pati aferën me nxënësin e saj të mitur.

Prokurorët thanë në gjykatë se mësuesja e merrte adoleshentin në shtëpinë e saj për mësime pianoje një për një përpara se t'i bënte darkën dhe të flinte me të.

Carrier tani është në gjyq për një sërë akuzash për sulm seksual kundër nxënësit të shkollës, i cili tani është i rritur, por ende nuk mund t’i përmendet emri.

Një juri dëgjoi se si ish-mësuesja pranoi më parë një akuzë të ngjashme për të njëjtin djalë.

Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit të premten, Carrier tha se "nuk e mban mend se si dhe pse ndodhi, por se marrëdhënia me 14-vjeçarin nisi kur u divorcua nga burri”.

Carrier u tha juristëve se djali kishte qëndruar në shtëpinë e saj një natë kur për të parën herë patën kontakt fizik.

Ajo tha: “Unë hyra në shtrat dhe ai më tha ‘dukesh vërtet e trishtuar’, dhe unë thashë ‘jam e trishtuar, po kaloj një kohë të vështirë”.

Më pas ai përmendi gjerdanin tim. Ai tha ‘e mbani gjerdanin gjithmonë’ dhe unë i thashë se është ai që më pëlqen. ‘Më pas ai tërhoqi nga gjerdani dhe më puthi”.

Pavarësisht se e ftoi djalin të qëndronte në vilën e saj, Carrier tha se ajo nuk e priste që ai t’a puthte.

Jurisë iu tha se një natë tjetër, ndodhi incidenti i dytë ku dyshja u përfshinë në akt seksual.

Nuk e dija vërtet se në çfarë konteksti, por e di se ku ndodhi, në banjën e shtëpisë time. Nuk e mbaj mend si dhe pse. Unë kurrë nuk kam qenë në gjendje ta fal veten. Nuk mund të shpjegoj se çfarë ndodhi, por e kaluam kufirin. Ishte diçka e shpejtë, vetëm prekje, rrobat nuk i hoqëm”, zbuloi ajo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024