Një pjesë e territorit të Italisë është goditur sërish nga moti i keq, vetëm pak kohë pas përmbytjeve që rezultuan fatale në rajonin e Reggio-Emilia.
Që prej pasdites së 2 qershorit reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në provincën e Materas, me lumin Basento që ka vërshuar në rrugët e qyteteve.
Shiu dhe breshëri kanë prekur të dy kryeqytetet e provincave.
Në zonën e Materës janë bërë rreth tridhjetë ndërhyrje nga zjarrfikësit, ndërsa të tjera janë ende në vazhdim. Në qytetin historik, uji vërshoi veçanërisht në Sassi dhe krijoi shqetësim për turistët e shumtë që ndodheshin në zonë.
Sakaq, rruga nacionale 407 “Basentana” është mbyllur përkohësisht në të dy drejtimet në komunën Garaguso dhe trafiku i mjeteve është devijuar në rrugë dytësore.
Në videot që prej disa orësh qarkullojnë në rrjetet sociale, shihen tavolina, çadra e karrige të marra përpara nga rrjedha e ujit, si dhe turistë të tërhequr zvarrë nga rryma, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Një stuhi e dendur breshëri goditi gjithashtu Potenzën këtë mëngjes, pranë qendrës historike. (A2 Televizion)