Përplasen dy anije mallrash pranë ishullit grek afër Turqisë

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 21:45 | Bota

Dy anije mallrash u përplasën në ishullin grek të Kios pranë bregut turk të premten e 2 qershorit. Autoritetet njoftuan se nuk kishte të lënduar.

Anija e ngarkesave Potentia me flamurin e Singaporit me 19 anëtarë të ekuipazhit dhe anija me flamur Vanuatu ANT me 13 vetë ekuipazh u përplasën në lindje të Detit Egje, nëntë milje në veri të Kios.

"Nuk ka të lënduar, nuk ka rrezik ndotjeje", tha një zyrtar i rojës bregdetare për Reuters në kushte anonimiteti, duke shtuar se anijet nuk kishin ngarkesë.

Nuk ishte e qartë se çfarë e kishte shkaktuar përplasjen, por autoritetet greke kanë vendosur shtatë anije dhe një helikopter kërkim-shpëtim në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos