E rëndë në Berat, 27-vjeçari shkon me këmbët e veta i plagosur në spital, por “kyç” gojën

Nga A2 CNN
30 Korrik 2023, 19:51 | Kronikë
E rëndë në Berat, 27-vjeçari shkon me këmbët e

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit, ku një 27-vjeçar ka shkuar në spital, i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se, i plagosuri, banues në lagjen "Uznovë" në Berat, ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, por nuk ka treguar asgjë, se ku është plagosur dhe kush e ka plagosur.

Gjendja e tij paraqitet e rëndë, ndërsa aktualisht ai ndodhet në sallën e operacionit dhe do të transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, pas njoftimit të bluzave të bardha, po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos