All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

E rëndë në Gjermani, shqiptari i dehur vret ish-gruan në vendin e punës

Nga A2 CNN
23 Janar 2023, 10:25 | Kronikë
E rëndë në Gjermani, shqiptari i dehur vret ish-gruan në
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani, ku një shqiptar ka ekzekutuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në qytetin e Markdorf.

Sipas të dhënave paraprake, 47 vjeçari shqiptar shkoi i armatosur në vendin ku punonte ish-bashkëshortja në Konstanz dhe e qëlloi atë disa herë, duke i marrë jetën.

All - Paragraf - 3

Autori u ndalua në vendngjarje dhe u dërgua në paraburgimin e Ravensburgut, ku do t’i komunikohet dhe akuza për krimin e rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, në momentin e krimit, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërkohë që identiteti i tij nuk bëhet me dije. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos