Erdoğan telefonon 17-vjeçaren që u shpëtua 248 orë pas tërmetit

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2023, 08:20 | Bota

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan foli në telefon me Aleyna Ölmez, e cila u shpëtua pas 248 orësh nga rrënojat e tërmetit. Ndër të tjera, kreu i shtetit turk, i tha Aleynas  që do të shkojë ta vizitojë personalisht kur ajo të kthehet në Ankara nga Stambolli.

“Ju uroj shërim të shpejtë. Ne do të takohemi shumë shpejt. Lutjet tona janë për të gjithë pacientët. Ju keni një emër shumë të bukur, në zyrën time në Presidencë kam një tabelë ku shkruhet emri juaj “Aleyna".”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan

Ndërkohë, 17-vjeçarja nga ana e saj e ka falënderuar Presidentin Erdogan për telefonatën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/17/pozicioni-i-fetusit-mbajti-ne-jete-17-vjecaren-turke-te-nxjerre-nga-rrenojat-248-ore-pas-termetit/
https://a2news.com/2023/02/16/mbijeton-mbi-10-dite-pa-ngrene-nen-rrenoja-ndodh-mrekullia-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos