Euro po vijon të rritet. Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, valuta europiane po këmbehet mesatarisht për 105.09 lekë.
Në krahasim me një ditë më parë euro është forcuar me 0.76 pikë. Në shitje euro po këmbehet për 105.71 lekë, ndërsa po blihet për 104.55 lekë.
Bashkë me euron janë forcuar edhe valutat e tjera kryesore në vend si dollari apo paundi. (A2 Televizion)