Europa League, Man. United përballë Real Betis, Juventus pret Freiburg

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 12:53 | Futboll
Europa League, Man. United përballë Real Betis, Juventus pret Freiburg

Kjo e enjte ja lë vendin Europa League me ndeshjet e para të fazës së 1/8. Manchester United duhet të harrojë sa më shpejt atë turpërim përballë Liverpoolit dhe do të kërkojë të reagojë në arenën europiane.

Skuadra e Ten Hag përballet me spanjollët e Real Betis një kundërshtar i vështirë por jo i pamundur. Ndërkohë, Juventusi pret në shtëpi Freiburgun. Bardhezinjtë e shohin Europën si rrugën e vetëm për të shpëtuar sezonin dhe për këtë do të bëjnë çmos vetëm për të fituar.

Ndeshje e bukur pritet të jetë dhe ajo mes Sevijas dhe Fenerbaces, ndërsa më herët në fushë do të zbresin dhe Roma që luan në Olimpico me  Real Sociedad ndërsa Arsenali përballet me Sporting.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi