Fasha e energjisë, debati për llogaritjen e çmimit dhe tavanit 800 kw

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2022, 17:01 | Ekonomi
Fasha e energjisë, debati për llogaritjen e çmimit dhe tavanit

Fasha e energjisë 800 kilovat për abonentët familjarë u rikthye në qendër të debatit për energjinë, pak ditë pas qeveria deklaroi se nuk do të hyjë në fuqi as për muajin nëntor.

Gjatë diskutimeve në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se çmimi i llogaritur prej 44 lekë për kilovat nuk është i argumentuar. Deklaratë që u hodh poshtë nga zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja.

Bejtja deklaroi se qeveria ka lënë një hapësirë ndjeshëm mbi llogaritjet e një konsumi të mjaftueshëm për familjet, në caktimin e këtij tavani. Por qëllimi sipas tij është nxitja e kursimit dhe vendosja e drejtësisë për ata që abuzojnë me çmimin e lirë të energjisë.

Edhe për muajin Dhjetor qeveria do të presë kushtet e motit dhe çmimin e energjisë në bursa, për të vendosur nëse do të aplikohet kjo fashë. Ndërsa vitin tjetër, pritet një rishikim i çmimit për konsumatorët familjarë që tejkalojnë 800 kilovat.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli