Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Fatet e ndryshme në front, ukrainasit shpëtojnë ushtarin, rusët e braktisin si të vdekur

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 15:03 | Bota
Fatet e ndryshme në front, ukrainasit shpëtojnë ushtarin,

Zakonisht, vetëm të vdekur shtrihen këtu në krateret e fronit jugut të Ukrainës. Por ndonjëherë rrezaton shkëlqimi i jetës. Ky dron dalloi një ushtar ukrainas, Serhey, i veçuar nga njësia e tij. I plagosur në kraharor, ai filmoi këtë teksa dergjej i vetmuar dhe mbuluar nga gjaku. Ishte i frikësuar se çdo betejë për mbijetesë nuk do të ishte e mjaftueshme, siç rrëfeu nga shtrati i spitalit për CNN.

“Isha gati të luftoja për jetën time e madje e bëra edhe duke qenë i shtrirë nën diellin flakërues. Kuptova se isha shumë pranë rusëve dhe nisa ta shoh armën time me tjetër sy”, thotë Serhiy.

Por operatorët e dronëve kishin plane të tjera. Ata i bashkëngjitën ujë, ilaçe dhe një shënim dronit, duke e çuar pranë ushtarit, për t’i hedhur pakon. Por ai ende nuk e dinte nëse ishte miqësor apo një bombë ruse. “Gjatë gjithë kohës po shihja dronin që fluturonte mbi mua. Nuk e kuptoja nëse ishte miqësor apo armiqësor, ishte një lotari”, kujton Serhiy.

Në këtë moment, kuptoi se droni mund ta shpëtonte. Uji dhe ilaçet vazhdonin të vinin, duke i lehtësuar dhimbjen që ishte e dallueshme edhe nga lart, derisa arriti të lëvizte drejt një vendi të sigurt. “Mjekët që më ofruan ndihmën e parë u më gjetën, u habitën që mbijetova për dy ditë me mushkërinë e shpuar”.

Ndoshta vetëm pak kilometra larg, shpëtimi ishte më i shëmtuar. Ky është një sulm ukrainas nga njësia e 15-të e Gardës Kombëtare ndaj një pozicioni rus. Ishte i egër dhe detyroi dhjetëra trupa ruse të tërhiqen. Artileria plagosi keqazi një komandat rus, i lënë pas nga ushtarët që e menduan të vdekur. Por  video e siguruar nga forcat ukrainase, tregon se ato e gjetën të gjallë, duke i mundësuar trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Komandanti rus, që nuk identifikohet, u vlerësua më vonë me medalje postmortem, sipas mediave ruse. I lënë pas dhe i shpallur i vdekur nga ushtarët e tij, ukrainasit që e gjetën thonë se mund të kishte dëshiruar të mos kishte shpëtuar… “Ai na kërkoi ta qëllonim”, thotë një pjesëtari brigadës së 15-të të Gardës Kombëtare. “Ne i thamë ta bënte vetë diçka të tillë, por ai nuk mundej. Ishte armiku ynë dhe kisha një dëshirë për të mos e shpëtuar, por urdhrat janë urdhra. Ata kanë djemtë tanë dhe mund t’i shkëmbejmë të burgosurit”.

Pjesëtari i forcave ukrainase shton se si qenie njerëzore ishte shokuar, që trupat e tjerë e kishin lënë pas. “Si ushtar, e njoh armikun dhe e di se kjo nuk është praktikë e pazakontë”, pohon më tej.

https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-deshmi-nga-dronet-e-fitores-batalioni-kyc-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu