Finalizohet “Agimi”, arrestohet 60-vjeçari që lëvizte me pistoletë në makinë

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 09:08 | Kronikë
Finalizohet “Agimi”, arrestohet 60-vjeçari që

Policia e Vorës ka vënë në pranga një 60-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me një pistoletë, teksa qarkullonte me automjetin e tij.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është konstatuar në fshatin Prezë dhe gjatë kontrollit të makinës së tij, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

“Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Agimi", sekuestrohen armë zjarri dhe municion luftarak. Qarkullonte me automjet, i armatosur me pistoletë, kapet dhe arrestohet në flagrancë 60-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri i saj me 6 fishekë në të dhe automjeti me të cilin qarkullonte 60-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Agimi”. 

Gjatë operacionit, në fshatin Prezë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Xh. P. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehrin e saj me 6 fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. P., 60 vjeç, banues në fshatin Palaq, Vorë, si dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri