Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit, linjat e trageteve dyfishojnë lundrimet me Italinë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2023, 10:31 | Sociale

Nga dita e nesërme dhe çdo fundjavë në vijim tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve italiane do të dyfishojnë lundrimet e tyre, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, aktualisht të përqendruar në hyrje të vendit tonë.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, ka bërë të ditur planin e masave shtesë që do të aplikohet për përballimin e pikut veror.

Sipas tij, 32 sportele do të jenë në  funksion të përpunimit të të dhënave të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre me qëllim përballimin e fluskit të hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos