Fondi i përkthimit, 6 autorët vendas që do të përkthehen në gjuhë të huaj

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 12:01 | Aktualitet
Fondi i përkthimit, 6 autorët vendas që do të

Prej tre vitesh, një fond mbështetës për përkthimet e letërsisë shqipe në gjuhë të huaj vijon të jepet si një ndër ndihmat financiare, që autori shqiptar mund të marrë në përpjekjen që libri të takojë edhe lexuesin e huaj.

Nga 14 aplikime të bëra nga përkthyesit dhe shtëpitë botuese, vetëm 6 do të mund të përkthehen në gjuhë të huaj.

Sipas drejtoreshës së QKLL-së, anglishtja si gjuhë e madhe është ende larg autorit shqiptar. Interesi vjen më shumë nga fqinjët.

Mes sfidave të mëdha, një nga premtimet e këtij takimi ishte edhe përgatitja e një brezi përkthyesish dhe lidhje më të forta me diasporën për t’i dhënë më shumë zë autorëve tanë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi