
Shqipëria ka bërë një hap pas në drejtim të turizmit. Vendi ka humbur një pozicion në Indeksin e Zhvillimit të Udhëtimit dhe Turizmit për vitin 2021 duke u renditur i 72-ti nga 117 shtete të marra në analizë.
Në krahasim me vendet e Rajonit, Shqipëri klasifikohet më mirë se Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina, por më keq se Serbia apo Mali i Zi.
Vlerësimi i Forumit Ekonomik Botëror mbështet në 5 korniza kryesore të cilat ndahen më pas në 17 pika të cilat përfshinë kushtet e transportit, akomodimit, sigurinë gjatë qëndrimit si dhe shërbimin. (A2 Televizion)