70% e mjekëve të lodhur nga puna, pas pandemisë specialiteti i Urgjencës drejt shuarjes

Nga A2 CNN
27 Maj 2022, 16:39 | Aktualitet
70% e mjekëve të lodhur nga puna, pas pandemisë specialiteti i

70% e mjekëve në Shqipëri ndihen të lodhur nga puna. Ndërsa 25% e tyre duan të lënë shërbimin për shkak të mbingarkesës së madhe.

Shifrat alarmantë janë publikuar nga shoqata europiane e urgjencës, e cila e rendit Shqipërinë ndër vendet më nivele të larta të sindromës “bournout” në radhët e stafeve mjekësore.

Veçanërisht pas pandemisë më të prekurit nga mbingarkesa dhe lodhja në punë janë mjekët  e urgjencës. Edmond Zajimi, kryetari i shoqatës së mjekëve të urgjencës thotë se Shqipëria rrezikohet nga mbyllja e këtij specialiteti.

Vetëm 25 mjekë të mirëfilltë urgjence ka në të gjithë vendin, ndërkohë që interesi për këtë specialitete po shkon drejt zeros. Në studim u përfshinë 89 vende të botës, nga ku rezultoi se 62% e mjekëve, veçanërisht atyre në shërbimin e urgjencës, janë të mbilodhur nga puna. Karakteristikë e studimit është se mjekët e rinj ne moshë, ndryshe nga ata me përvojë, e shprehin më shumë lodhjen dhe interesin për t’u larguar nga puna. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/13/diploma-e-infermierise-pasaporta-e-studenteve-per-te-emigruar-ne-europe/
https://a2news.com/2022/05/15/a2-cnn-ne-gjermani-mjeku-ketu-marrim-mbi-8-mije-euro-me-shume-se-guvernatori-i-shqiperise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos