E rëndë në Himarë, një person gjendet i pajetë në dhomën e hotelit

Nga Edi Ruçi
28 Qershor 2026, 21:22 | Aktualitet

E rëndë në Himarë, një person gjendet i pajetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti në dhomën e hotelit ku po qëndronte.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi dyshohet se ka rrëshqitur brenda dhomës së hotelit dhe ka goditur kokën me forcë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi mjekësor, i cili i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka transportuar drejt Spitalit të Himarës.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Himarës, goditja në kokë i ka shkaktuar dëmtime shumë të rënda, përfshirë fraktura në kafkë dhe trauma të rënda cerebrale, që rezultuan fatale.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një aksident. Identiteti i viktimës nuk është bërë ende publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos