Shpëtohen 2 nga 4 turistët e bllokuar në kanionet e Gjipesë, një i plagosur

Nga A2 CNN
28 Qershor 2026, 21:36 | Aktualitet

Shpëtohen 2 nga 4 turistët e bllokuar në kanionet e Gjipesë,

Rreth orës 14:30, katër turistë polakë kanë rënë në kanionet e Gjipesë.

Në orët e mbrëmjes, helikopteri ka arritur të nxjerrë dy prej turistëve, ndërsa për shkak të terrenit të vështirë nuk ka mundur të evakuojë dy të tjerët, shkruan A2CNN

Aktualisht, operacioni po vijon nga toka, me angazhimin e alpinistëve, efektivëve të FNSH-së dhe forcave zjarrfikëse.

Njëri prej turistëve, i cili ka pësuar dëmtime, pritet të nxirret me barrelë nga ekipi i kërkim-shpëtimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos