Fotografi i eksodit të vitit 1991 në luftë me kompaninë botërore për autorësinë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2023, 16:22 | Aktualitet

Mëngjesin e 7 gushtit të vitit 1991, Gani Xhengo hyri në Portin e Durrësit, për të dokumentuar një nga ngjarjet me historike të Shqipërisë. Po ndodhte eksodi i parë i shqiptarëve dhe ai dëshironte që me aparatin e tij të fiksonte momentet e lëvizjes së parë masive pas rënies së komunizmit. Fotot që Ganiu shkrepi, do të përdoreshin më vonë nga mediat të ndryshme si foto pa autorë, të cilat i kishin mbërritur pranë një kompanie reklamash. Për të njohur autorësinë e Gani Xhengos, raportuan edhe mediat italiane, të cilat i dedikuan interes të veçantë kësaj historie. Koha kur do t’i përkasë autorësia e fotos Gani Xhengos nuk dihet, pasi gjyqet mund të vijojnë për dekada.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni