Franca mposhti me rezultatin minimal 1-0 Irlandën dhe regjistroi fitoren e dytë në grupin e saj kualifikues për Evropianin.
“Gjelat”, pavarësisht dominimit absolut në fushë, në fund u mjaftuan me një gol spektakolar nga Pavard dhe dy pritje spektakolare nga Maignan për të siguruar 3 pikët e takimit.
Në duelin tjetër të grupit, Holanda regjistroi fitoren e parë, teksa mundi me rezultatin e pastër 3-0 Gjibraltarin në një takim thuajse pa histori. Dy golat e Depay dhe Ake bënë që “Tulipanët” mos ta diskutonin fitoren dhe të merrnin 3 pikët e para në grup. (A2 Televizion)