Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Nertil Buzi i jep fund jetës

Nga A2 CNN
24 Korrik 2026, 16:49 | Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-bashkëshorten, Nertil Buzi i jep fund

Nertil Buzi i ka dhënë fund jetës teksa ishte ngujuar në makinën, duke negociuar me policinë për t’u dorëzuar. 35-vjeçari vrau mëngjesin e të premtes ish-vjehrrin e tij, plagosi ish-vjehrrën dhe mori peng për disa orë ish-bashkëshorten, raporton A2 CNN.

Pasi policia e lokalizoi ai pranoi përmes negociatave që ta lironte, or për orë me radhë nuk pranonte të dorëzohej vetë, edhe pse i rrethuar nga forcat e policisë.

Rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm Nertil Buzi dyshohet se vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Kosta Plaka, plagosi ish-vjehrrën Belere Plaka, si dhe mori peng ish-bashkëshorten e tij, duke u larguar nga vendngjarja me makinë.

Sipas dëshmive të të afërmeve të viktimës për A2 CNN, 35-vjeçari ishte arrestuar edhe herë të tjera nga Policia e Fierit, por ishte lënë i lirë nga Prokuroria.

Po ashtu të afërmit e viktimës pretendojnë se autori kishte kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten, dhe ngjarja e rëndë e ndodhur sot, ishte e paralajmëruar.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos