Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkoi të shqyrtonte procesin se si u emërua Ols Dados si prokuror që më tej I hapi dhe rrugën e zgjedhjes në trupën e SPAK.
Në argumentin e dhënë nga gjyqtari Veliaj nuk ka interes të drejtpërdrejtë në këtë pretendim. Pas dhënies së vendimit nga gjyqtari, Veliaj u dëgjua të shprehej se e priste rrëzimin e kërkesën, por sipas tij qytetarët mësuan mbi Prokurorin Ols Dado.
Megjithatë përmes avokatit Plarent Ndreca deklaroi se do të vijojë ta ndjekë në Apel. “Do të shkojmë në Apel me të pasur vendimin e zbardhur nga gjykata. Do e fitojmë këtë çështje”, tha ai, përcjell A2 CNN.
Gjatë seancës Veliaj përsëriti sërish akuzat ndaj prokurorit Dado duke theksuar se nëse ai do kishte sjellë dëftesat e Magjistraturës, historia do mbyllej më shpejt.
Gjithashtu, gjykata refuzoi gjithashtu edhe kërkesën e pranimit si palë të ish-prokurorit Tom Deda dhe gjithashtu të Asociacionit për Media e Drejtësi.
Pretendimet e kryebashkiakut nisën kur Dado kërkoi dhe mori nga GJKKO firmën për arrestimin e të parit të Tiranës. (A2 Televizion)