
Pak kilometra nga Korça, fshati Belorta është lënë në harresë sa i takon investimeve, përfshi edhe ato më të nevojshmet, siç janë kanalizimet e ujit të pijshëm dhe të ujërave të zeza.
Edhe pse ndodhemi ne vitin 2023, 300 familjet e Belortasë, ende nuk kanë kanalizime të ujërave te zeza, të cilat detyrohen t’i derdhin në kanalet pranë banesave të tyre.
Ndërsa uji iu vjen i turbullt, pasi edhe ato pak tubacione i kanë bërë vetë banorët e zonës, që e marrin ujin nga një burim natyror mbi fshatin e tyre.
Të lodhur nga premtimet disa nga banorët shprehen se nuk kanë më shpresë, ndërsa të tjerë apelojnë për vëmendjen e institucioneve para se të shpërthejë ndonjë epidemi.
Edhe rrugët e brendshme të fshatit janë pa infrastrukturë dhe balta është shoqëruese e përditshme e banorëve gjatë dimrit, ndërsa në verë u rikthehet pluhuri. (A2 Televizion)