Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër, në pranga dy persona

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 09:00 | Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër, në pranga dy

Një konflikt mes dy fqinjëve në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e një kallashnikovi, municioneve luftarake dhe katër kallëpeve me lëndë të dyshuar plasëse tritol.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 25 qershorit, ku për motive të dobëta dyshohet se shtetasit me iniciale N. L., 63 vjeç, dhe A. F., 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Tre Heronjtë”, u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe qëlluan me armë zjarri për t'u kanosur.

Si pasojë e të shtënave u dëmtuan porta e oborrit të banesës së 63-vjeçarit, si dhe një automjet i parkuar në oborr.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia, në banesën e N. L. u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Ndërsa në banesën e A. F. u sekuestruan municion luftarak dhe katër kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos