Lindita Pano, përfaqësuese e Koalicionit Pro Familjes, e ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2 CNN, ku foli për marrëdhënien me babanë e saj dhe gjendjen shëndetësore të tij.
Ajo bëri të ditur se babai i saj vuan nga demenca, ndërsa sëmundja ka avancuar në një fazë ku ai nuk arrin ta njohë gjithmonë.
Pano tregoi se, megjithatë, në disa raste kur e sheh në televizor, ai shprehet duke thënë: “Ky është floriri im”.
Lindita Pano: Është emocion sepse unë besoj që dashuria e parë e çdo vajze është babai i saj. Pa diskutim, ashtu siç është dashuria e çdo djali, nëna e tij.
Edhe lidhja me babain ngelet solide, ngelet e thellë, ngelet intime, pavarësisht kohës, pavarësisht se ti rritesh, ke fëmijët e tu, ke familjen tënde. Babai gjithmonë ngelet zemra jote.
Babi im vuan nga demenca sot dhe demenca ka degraduar në fazën që nuk të memorizon. Nganjëherë, kur më shikon në televizor, thotë: ‘Ky është floriri im.’” (A2 Televizion)