26 ditë protestë, nuk mungon debati politik, rikthehen procedimet nga policia

Nga A2 CNN
25 Qershor 2026, 19:14 | Aktualitet

26 ditë protestë, nuk mungon debati politik, rikthehen procedimet nga

Edhe sot qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin drejt kryeministrisë në ditën e 26-të të protestës.

Ndër pesë kërkesat e qytetarëve janë largimi i qeverisë dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve, nuk pranoi dy kërkesat e demokratëve për mocion me debat lidhur me rezolutën e Parlamentit Europian dhe kërkesat e qytetarëve që prej gati një muaji kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Socialistët thane se nuk e njohin Partinë Demokratike si zëdhënëse të protestuesve, por për demokratët, arsyeja e vërtetë është se mazhoranca kërkon t’i shmanget llogaridhenies për keqqeverisjen.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka njoftuar procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve të kryeqytetit, kanë "penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos