Gara për hetuesit e BKH. 50 aplikime, të interesuar vetëm oficerë policie

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 16:02 | Aktualitet
Gara për hetuesit e BKH. 50 aplikime, të interesuar vetëm

Kur kanë mbetur pak ditë nga skadimi i afatit për aplikimin në garën për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri më tani asnjë oficer nga radhët e prokurorisë nuk ka shprehur dëshirën, por vetëm oficerë të Policisë së Shtetit.

Burime pranë BKH-së bëjnë me dije se deri më tani janë regjistruar 50 aplikime, por numri pritet të rritet këtë javë për shkak se është dhe afati i fundit i dorëzimit të dokumentacioneve.

Gara për 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do të kalojë edhe faza të tjera, mes tyre dhe testi fizik krahas atij me shkrim, ndërsa nga kjo listë do të përgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së.

Pak ditë më parë, drejtuesja Aida Hajnaj bëri thirrje për sa më shumë aplikime, duke garantuar një proces transparent për të përzgjedhur kandidatët më të mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos