
Portugalia fitoi 5-0 ndaj Uzbekistanit të Fabio Cannavaros, duke treguar potencialin e saj në ndeshjen e dytë të grupeve.
Vetëm gjashtë minuta lojë dhe Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin, pastaj në minutën e 17-të shënoi me goditje dënimi mbrojtësi Nuno Mendes.
Në minutën e 39-të, Cristiano e bëri rezultatin 3-0 me golin e dytë personal, pastaj në minutën e 60-të, autogoli i Nematov e çoi rezultatin 4-0, shkruan A2.
Rafael Leao gjithashtu shënoi për 5-0 në minutat e fundit, duke hyrë mirë në lojë nga stoli dhe duke vulosur fitoren në minutën e 87-të.
(A2 Televizion)