
Argjentina i bashkohet ekipeve të kualifikuara për raundin e 1/32 të Kupës së Botës. Në Dallas, “Albiceleste” mposhti Austrinë 2-0, me Lionel Messin që i bëri të gjitha.
Në minutën e 9-të, Messi humbi një penallti të fituar nga Lautaro Martinez, por ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, shkruan A2.
Në minutën e 95-të, Messi shënoi golin e dytë personal, duke e çuar numrin e tij në 18 gola në Botëror, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë. Dhe, me një ndeshje për të luajtur, ekipi i Scalonit avancon në fazën me eliminim direkt.
Argjentina po shijon një Messi që ka shënuar pesë gola në dy ndeshje në këtë Kupë Bote, duke e çuar totalin e tij historik në 18. Një tjetër rekord për një legjendë të futbollit dhe sportit që duket vërtet i përjetshëm. (A2 Televizion)