“E llahtarshme”, Kedhi: Kryeministri ka paturpësinë të thotë “merrni punonjës që nuk flasin shqip”

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 22:34 | Politikë

Nikola Kedhi, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se populli shqiptar është ngopur me arrogancën e qeverisë dhe për këtë arsye është ngritur në protestë.

“Është e llahtarshme dhe shumë e dhimbshme që në shtatë qarqe të Shqipërisë lindshmëria është negative, që këtu në tremujorin e parë ishte gjithë Shqipëria me lindshmëri negative. 1,1 milionë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria në 10 vite. Është një shifër që duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë, se është e dhimbshme. Nuk do kemi më Shqipëri. Shkoni në të gjithë bizneset shqiptare, thonë “nuk ka forcë punëtore sepse janë larguar të gjithë”. Dhe kush është politika e qeverisë? Të marrim neve nga India, nga Bangladeshi etj. Dhe kryeministri ka edhe paturpësinë që t'u thotë sipërmarrësve “merrini këta sepse nuk flasin shqip dhe në momentin që do të mësojnë shqip, përzijini sepse do ngrihen dhe do kërkojnë paga më të larta”, tha Kedhi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Domethënë, qytetari shqiptar është kaq i ngopur me arrogancën dhe dhunën, qoftë psikologjike, qoftë edhe fizike në shumë raste që i bëhet, sa janë ngritur sot dhe kërkojnë një ndryshim të sistemit në sensin që duhet një sistem meritokratik, duhet një sistem ku të bëhet drejtësi, duhet një sistem ku të funksionojë tregu i lirë dhe ku të gjithë të kemi mundësinë të konkurojmë dhe kush është më i zoti t'ia dalë mbanë. Pra, ai sistem kapitalist i tregut të lirë që u kërkua në 90-ën dhe fatkeqësisht sot nuk e kemi”, shtoi Kedhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos