Yamal shënon golin e parë në një Botëror, Spanja i bën dhuratë trajnerit për 65-vjetorin

Nga Dea Kozma
22 Qershor 2026, 16:09 | Futboll

Spanja mbetet një nga favoritët kryesorë të këtij Botërori, por vëmendja më e madhe është përqendruar te talenti 18-vjeçar Lamine Yamal. Futbollisti i ri ka nisur të konfirmojë pritshmëritë e mëdha duke shënuar edhe golin e tij të parë në Kupën e Botës, ndërsa po konsiderohet si një nga yjet e ardhshëm të futbollit botëror.

Pas barazimit surprizë ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë, spanjollët reaguan me një fitore bindëse 4-0 ndaj Arabisë Saudite, duke treguar forcën e një skuadre që kombinon eksperiencën me rininë. Trajneri Luis de la Fuente ka kërkuar që Yamal të mos krahasohet me legjenda si Messi apo Maradona, duke theksuar se ai duhet të shkruajë historinë e tij.

Tekniku mori një dhuratë të vyer pikërisht në ditëlindjen e 65-të të trajnerit spanjoll, vetëm pak ditë pas kritikave që pasuan barazimin surprizë ndaj Kepit të Gjelbër. Kur Luis de la Fuente mori drejtimin e Spanjës, shumë pak e imagjinonin se ai do ta kthente "La Roja" në një nga skuadrat më të frikshme të botës. Trajneri 65-vjeçar ka ndërtuar një ekip që kombinon futbollin tradicional spanjoll me ritëm dhe vertikalitet modern. Pas triumfit në Europian dhe paraqitjeve bindëse në vitet e fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos