Pavarësisht digjitalizimit, me shërbimet “një klikim larg”... administrata shqiptare vijon të shtohet. Në fund të vitit të shkuar në 61 bashkitë e vendit pati gati 40 mijë të punësuar, numri më i lartë i shënuar ndonjëherë.

Me qëllim përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve duke ulur numrin e punonjësve e rrjedhimisht kursyer para, qeveria ndërmori në vitin 2014 reformën “administrative-territoriale.” Zyrtarë nga shumica qeverisëse argumentuan se zbatimi i saj do kursente qindra-milionë euro, para që do të shërbenin për të përmirësuar jetesën e qytetarëve. Po sot mbi një dekadë më pas administrata vendore është 2-fishuar.

Të dhënat nga financat vendore, tregojnë se mesatarisht një i punësuar i kushton aktualisht bashkive gati 68 mijë lekë. Për pozicione të caktuara të nivelit të lartë, kosto maksimale rritet edhe mbi 83 mijë lekë.
Para vitit 2015, Shqipëria kishte në total 373 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna. Më 31 korrik 2014, reforma u miratua me 88 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, pa praninë e Partisë Demokratik, duke reduktuar në 61 njësitë e pushtetit vendor. (A2 Televizion)