Gjysma i takon Tiranës, taksa e pronës sjell më shumë të ardhura për pushtetin vendor

Nga Marjo Brakaj
22 Qershor 2026, 15:43 | Ekonomi

Bashkitë po mbledhin më shumë taksë prone se një vit më parë. Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se deri në maj u mblodhën gati 4.7 miliardë lekë taksa nga pasuritë e paluajtshme nga rreth.3.9 miliardë në janar-maj 2025.

Gjysma i takon Tiranës, taksa e pronës sjell më shumë

“Kjo taksë rezulton të jetë realizuar në një masën të konsiderueshme. Tani a janë shfrytëzuar, në momentin e planifikimit a ka qenë ky real apo është vendosur një masë 10 për qind më shumë se vitit paraardhës, atëherë kjo lë për të diskutuar”,  tha Adelian Farrici, Drejtoreshë e Shoqatës për Autonomi Vendore.

Të dhënat nga “Financat” tregojnë se në 5 muajt e parë të vitit u arkëtuan 46 për qind e parave të totalit të parave të planifikuara për t’u mbledhur deri në fund të vitit.

Gjysma i takon Tiranës, taksa e pronës sjell më shumë

“Ka ende hapësirë në drejtim të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pasurinë. Kjo hapësirë mund të vijë duke u ngushtuar me përfundimin   reformës së administratës “online” ku të gjitha bashkitë do të kenë një panoramë më të qartë mbi objektet në territoret e tyre”, theksoi Farrici.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana sjell gati gjysmën e totalit të parave nga taksa e pronës. Lista pasohet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Gjysma i takon Tiranës, taksa e pronës sjell më shumë

 “Kjo shkon në raport me numrin e popullsisë dhe banesave. Tirana ka përqendrimin më të lartë, ndaj ndodh kështu”, vijoi ajo.

Nga viti 2029, për taksën e  pronës e cila paguhet te fatura e ujit do të paguhet më shumë. Kjo për shkak të ndryshimeve ligjore. Taksa e pronës nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës që ajo banese apo tokë ka. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos