“Në shtator pritet rritje çmimesh”, paralajmërimi i ekspertit të ekonomisë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 09:14 | Ekonomi

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, ka paralajmëruar se muajt në vijim mund të sjellin rritje të kostos së jetesës dhe një inflacion më të lartë, ndonëse sipas tij situata nuk pritet të jetë alarmante.

Sipas ekspertit, ndikimi i faktorëve të jashtëm në ekonomi pritet të reflektohet veçanërisht në muajt e ardhshëm, duke ushtruar presion mbi buxhetet familjare dhe fuqinë blerëse të qytetarëve.

Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, eksperti Sefa tha: “Turizmi është një nga burimet kryesore të të ardhurave që ne kemi. Sa i përket kostos dhe konsumit, ajo që pritet është që, nuk është se do na rriten pagat me një nivel shumë të lartë, dhe do duhet që të kursejmë disi, dhe kjo do ndikojë në ekonomi duke e frenuar deri diku. Plus do të kemi një rritje të lehtë të inflacionit të përgjithshëm. Në fakt atë po e shikojmë që këtë muaj, ku BSH deklaroi se inflacioni ka filluar të dalë përtej normave që ishin parashikuar vjet, si pasojë e efekteve që na vijnë nga jashtë. Nuk është një panoramë e bukur ajo që na pret, por s’është aq e zezë.  Do kemi një rritje të kostos së jetesës dhe ky është problemi. Do kemi një ndikim të huaj. Kjo do jetë një ngarkesë më e madhe për ne si qytetar, por s’besoj se do jemi në situata alarmante”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos