
Ish-ministri i Kulturës dhe Sporteve Ylli Pango ka mbërritur këtë të hënë në GJKKO për të dëshmuar në gjyqin ndaj të akuzuarve të dosjes "Partizani".
Më herët për çështjen "Partizani" ka dëshmuar edhe ish-ministri i Ekonomisë, Genci Ruli. Procesi ndaj të pandehurve të dosjes “Partizani” ndodhet në fazën e pyetjes së dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK.
Kujtojmë që për çështjen në fjalë është i pandehur kryedemokrati Sali Berisha si dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.
(A2 Televizion)