Mbytet në det i mituri në Durrës

Nga A2 CNN
21 Qershor 2026, 11:35 | Kronikë

Mbytet në det i mituri në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr. 13 të Durrësit. Policia njofton se një 11-vjeçar dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë kohës që po lahej në det.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë kohës që po lahej në det, dyshohet se është mbytur aksidentalisht një 11-vjeçar, banues në Tiranë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos