U shënua mbrëmë protesta më e madhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Me ndihmën edhe të shqiptarëve të mbërritur posaçërisht nga Diaspora, Bulevardi Dëshmoret e Kombit u mbush plot, ndërsa kërkohej dorëheqja e Ramës dhe largimi i politikes së vjetër.
“Ju fundi ju erdhi. Ju erdhi fundi”. Me këto thirrje për orë të tëra bulevardi dëshmorët kombit dhe rrugët e Tiranës mbetën të bllokuara nga mijëra shqiptarë të cilët erdhën jo vetëm nga Shqipëria ku jetojnë në vendin tonë, por dhe shqiptarë të diasporës për të kërkuar për disa orë me radhë largimin e Edi Ramës. Edhe pse Edi Rama ju ka thënë jo, qytetarët shqiptarë nuk ndaluan duke kërkuar dorëheqjen.
Dhe pikërisht në momentin që politika besoi që protesta do të shuhet, në shesh u mblodhën më shumë. Në ndihmë të tyre, të çdo qytetar që ka qenë çdo ditë në protestë erdhën pikërisht shqiptarët e diasporës, duke qëndruar sërish si një protestë qytetare, pa asnjë incident.
Rrugët e Tiranës kanë jehuar si asnjëherë më parë në të tre javë protestë. Protestuesit e çdo dite dhe shumë të tjerë të ardhur nga diaspora për orë e orë të tëra i kërkuan dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Një strategji ndryshe nga ditët e tjera. Mijëra protestues zgjodhën simbolikën e rrethimit të kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama disa orë para protestës e bëri të qartë se nuk do largohej, por protestuesit i thanë atij se tashmë është i rrethuar.
Pas asaj se çfarë ndodhi me kryeministrinë, rrethimi që i bën për disa orë me radhë, protestuesit marshuan drejt sheshit Skënderbej, nga ku dhe nisi protesta e ditës së 21 protestës së qytetarëve, duke kërkuar një tjetër qeveri kujdestare deri në momentin, që të ketë një qeveri që sipas qytetarëve shqiptare do të jetë demokratike.
Nuk është më vetëm një protestë për mbrojtjen e mjedisit, por është një protestë politike që deri më sot nuk ka një lider, por nga ana tjetër ka vetëm një kërkesë, Edi Rama të largohet. (A2 Televizion)