Protesta e 21-të qytetare para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja.
Në një raportim për emisionin “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN, gazetarja Fjorela Beleshi theksoi se kërkesa për një qeveri kujdestare me intelektualë është një nga mesazhet kryesore të protestës së sotme, ku diaspora shqiptare ka një rol të rëndësishëm në pjesëmarrje.
Sipas Beleshit, i gjithë bulevardi nga Kryeministria deri te “Fan Zone” në qendër të Tiranës mbushur me qytetarë.
“I gjithë bulevardi nga selia e qeverisë deri në afërsi të Fan Zonës është i mbushur me qytetarë shqiptarë. Kryefjala e protestës janë qytetarët e diasporës, që iu bashkuan qytetarëve që prej 21 ditë vijojnë të vijnë në shesh. Sot kemi një lëvizje politike, ku me numra, kërkohet t’i bëhet presion Edi Ramës për t’u larguar nga qeveria dhe për të krijuar një qeveri kujdestare me intelektualë, ku të kemi zgjedhje. Simboli i ditës së sotme është flamuri kuqezi, flamuri i Shqipërisë”. (A2 Televizion)