Diaspora udhëheq protestën e 21-të, bulevardi para Kryeministrisë vishet me ngjyrat kuqezi

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 19:12 | Politikë

Po zhvillohet këtë të shtunë para godinës së Kryeministrisë protesta e 21-të qeveritare kundër qeverisë. Si zakonisht qytetarët kanë marshuar nga sheshi "Skënderbej" drejt Kryeministrisë. 

Tubimi, i cilësuar nga organizatorët si një protestë mbarëkombëtare, këtë herë është udhëhequr nga diaspora shqiptare dhe ka një prani të shtuar të flamujve kuqezi e simboleve kombëtare.

Krahas pjesëmarrjes së shtuar të diasporës, në protestën e sotme vihet re edhe një numër më i madh qytetarësh në krahasim me tubimet e ditëve të fundit.

Në fjalën e mbajtur një prej qytetarëve paralajmëroi "grevë urie" deri në rrëzimin e qeverisë. 

Që në orët e para të ditës, shqiptarë të ardhur nga jashtë, nisën të grumbullohen në qendër të Tiranës. Një pjesë e tyre qarkulluan në autokolona në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke valëvitur flamuj kuq e zi në automjetet e tyre në shenjë mbështetjeje për protestën.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë reagoi ndaj këtyre thirrjeve, duke i cilësuar kërkesat për dorëheqjen e tij si të pabazuara dhe jashtë realitetit.

Diaspora udhëheq protestën e 21-të, bulevardi paraDiaspora udhëheq protestën e 21-të, bulevardi para

Diaspora udhëheq protestën e 21-të, bulevardi paraDiaspora udhëheq protestën e 21-të, bulevardi para (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos