
Pas tre marshimeve rreth e qark Kryeministrisë, ku është rrethuar godina, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protestuesit po brohorasin në kor fjalët “Fitore! Fitore! Fitore”.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe rrëzimi i qeverisë. Gjatë fjalimeve të mbajtura para Kryeministrisë ka pasur edhe thirrje për grevë urie, apo për ta kaluar natën në bulevard.
Sot po mbahet protesta e 21-të qytetare, e udhëhequr nga diaspora, ku mbizotëron ngjyra kuqezi dhe vihet re një prani e shtuar e qytetarëve në krahasim me tubimet e mëhershme.
Në tubimin e sotëm u vu re edhe prania e deputetes Marjana Koçeku, 6 ditë pasi ajo njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS. (A2 Televizion)