Ulet sërish sot çmimi i karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Nga A2 CNN
17 Qershor 2026, 11:20 | Ekonomi

Ulet sërish sot çmimi i karburanteve, ja sa do të shiten nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë sërish sot çmimin e karburanteve. Në mbledhjen e sotme bordi vendosi që çmimi i naftës me pakicë të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, duke e ulur me 4 lekë nga një ditë më parë, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

Ndërkohë benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

Çmimi i naftës shkon në nivelet e para 28 shkurtit, nisjes së operacionit amerikano-izraelit në Iran.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 17Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 166 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 154 lekë/litër.

????️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 13 00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

????️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë  janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos