Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2026, 17:34 | Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin Carpentras, në një kohë kur vendi po përballet me një nga valët më të forta të të nxehtit të viteve të fundit.

Sipas autoriteteve lokale, ngjarja ka ndodhur në një parking banimi, ndërsa temperaturat në zonë kanë arritur deri në 39°C. Prokuroria ka bërë të ditur se shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar, por nxehtësia ekstreme po konsiderohet si një nga pistat kryesore të hetimit, shkruan A2CNN. 

Ngjarja ndodh në një moment kur Franca ka shpallur për herë të parë nivelin më të lartë të alarmit për të nxehtin në gjysmën e territorit të saj, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 43°C në disa rajone.

Vala e të nxehtit ka sjellë edhe pasoja të tjera në vend, përfshirë mbylljen e mbi 1,300 shkollave dhe ndryshimin e orareve mësimore në mijëra të tjera, si masë sigurie për nxënësit.

Autoritetet paralajmërojnë se kushtet ekstreme të motit mund të zgjasin deri në fund të javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos