
Dorëheqja e Keir Starmer nga drejtimi i Partisë Laburiste dhe pozita e kryeministrit po shihet si një zhvillim politik i rëndësishëm, por që nuk pritet të sjellë ndryshime thelbësore në drejtimin e Mbretërisë së Bashkuar.
Starmer ka njoftuar se do të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, ndërsa do të vazhdojë të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjen e pasardhësit të tij.
Ky vendim vjen pas presionit të shtuar brenda Partisë Laburiste, i lidhur me rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale.
Qytetarë dhe analistë politikë vlerësojnë se ndryshimi në krye të qeverisë nuk do të sjellë një kthesë të madhe në politikat e vendit, shkruan A2CNN.
Sipas tyre, sfidat kryesore me të cilat përballet Mbretëria e Bashkuar janë ekonomike dhe strukturore, ndaj edhe një kryeministër i ri do të vijojë të përballet me të njëjtat probleme.
Ndërkohë, disa zëra publikë theksojnë se edhe në çështjet e politikës së jashtme, përfshirë konfliktet ndërkombëtare, drejtimi i qeverisë mbetet i qëndrueshëm dhe nuk ndryshon ndjeshëm nga një lider te tjetri. (A2 Televizion)