
Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 23-të, ndërsa qytetarët u mblodhën edhe të hënën në shesh.
Qytetarët u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin e tyre drejt bulevardit, për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama dje bëri të qartë se nuk ka ndërmend të largohet, shkruan A2.
Pas algoritmit të rrjeteve sociale, të cilin Rama e cilëson si faktor kryesor të protestave masive, kryeministri ka gjetur një tjetër faktor, atë që e konsideron "dorë të fshehur" të partive të reja për karrierën e tyre politike.
Ndonëse shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama nuk iu përgjigj në asnjë moment "kryefjalës" se protestës së qytetarëve që sot shënon ditën e 23-të. (A2 Televizion)