Hita vijon ndryshimet në polici

Nga Igli Çelmeta
22 Qershor 2026, 19:15 | Aktualitet

Hita vijon ndryshimet në polici

Kryepolici Hita ka emëruar shef komisariati në Malësinë e Madhe, oficerin e karrierës, komisar Klodjan Çekën.

Çeka vlerësohet si një ndër oficerët më me perspektivë dhe të talentuar në policinë e Shtetit, ku në detyrat që ka mbajtur ndër vite ka spikatur duke arritur rezultate të larta. Hita i ka besuar Çekës një nga detyrat më të rëndësishme të shefit të komisariatit me objektivin tolerancë zero ndaj kultivimit, pasi së fundmi në Malësinë e Madhe u zbuluan parcela me kanabis.

Ndërkohë shef komisariati në Shkodër pritet të emërohet Erjon Dume.

Po ashtu Hita ka emëruar edhe drejtorin e ri të Kufirit në Tiranë, drejtues Boke Bodini. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos