Festivali Kombëtar i Sazeve rikthen tingujt e traditës në qytetet e Ersekës dhe Leskovikut, duke i dhënë një gjallëri ndryshe këtyre qyteteve në këto ditë vere.
Grupe folklorike nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova performuan për dy ditë me radhë, muzikë, këngë dhe valle artistike të krahinave të ndryshme, në këtë festival që është kthyer tashmë në traditë.
Përmes tingujve të sazeve, valleve dhe këngëve që mbartin historinë e krahinave shqiptare, Festivali Kombëtar i Sazeve riktheu edhe një herë vëmendjen te pasuria e trashëgimisë sonë shpirtërore.
Një traditë që synon të mos mbetet vetëm kujtim i së shkuarës, por të përcillet te brezat e rinj si identitet, kulturë dhe krenari kombëtare. (A2 Televizion)